Home LAJME Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE

Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE

0
Kurti: I gëzohemi fort Shqipërisë për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar arritjen historike, pasi Shqipëria ka hapur sot kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar se i gëzohet fort kësaj arritje.

Ai ka deklaruar se nga ky proces i rëndësishëm që Shqipëria po nis sot, pa dyshim, do të përfitojë edhe Kosova.

“Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian.”, ka shkruar Kurti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here