Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas sirian i dyshuar për një vrasje të kryer në vitin 2022.
Policia bënë të ditur se autoritetet-hetimore në Prizren kanë identifikuar këtë të fundit, që dyshohet se më 18 qershor të 2022-ës, kishte vrarë një 31-vjeçar, shtetas irakian, në fshatin Vërmicë të Prizrenit.
Tutje, thuhet se arrestimi i tij është kryer në rajonin e Pejës, teksa më pas është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren.
“Arrestohet i dyshuari për “Vrasje të rëndë” të kryer në vitin 2022. Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”. I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më tej, në komunikatë thuhet se i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është inervistuar, kështu duke u mbrojtur në heshtje.