Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati, duke u bazuar në një raport të TradinEcnomics, ka thënë se në muajin shtator 2024, Kosova ka regjisturar shkallë inflacioni prej 0.2 përqind, krahasuar me shtatorin e vitit 2023.
“Inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë.
Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera.
Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja TradingEconomics.
Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjsitruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics.”, ka shkruar Ministri Murati.