Në Suharekë një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “13 Qershori”, më 08.10.2024, ndërsa është raportuar në Polici një ditë më pas.
Rasti është inicuar si ‘Person i zhdukur’ dhe është duke u hetuar.