Home LAJME Aksioni në MMPHI: Dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe dy vepra tjera penale

Aksioni në MMPHI: Dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe dy vepra tjera penale

0
Aksioni në MMPHI: Dy persona dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe dy vepra tjera penale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në Ministrinë e Mjedisit janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë a detyrimeve financiare.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpërlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Prokuroria ka thënë se pas përfundimit të aksionit do të ketë njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here