Policia e Kosovës ka arrestuar një përson lidhur me veprën penale ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Rasti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Komunës së Prizrenit.
‘’Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit(DHKEK)- Prizren, në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore pas dyshimeve se zyrtar nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit mund të jenë përfshirë në keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë-Prizren.Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore,në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet.Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin’’