Familja e të sëmurit, Armend Hodaj, njofton se shuma e kërkuar për trajtimin e tij është arritur. Familja falënderon të gjithë ata që kontribuan në sigurimin e shumës së kërkuar për shërimin e Armendit!
“Përshëndetje të nderuar dhe të respektuar ! Duke llogaritur, shifrën momentale që është deponuar në xhirollogarinë e Armendit ( xhirollogaria zyrtare), para të pranuara dhe duke llogaritur paratë që janë konfirmuar që janë mbledhur nga brenda vendit dhe diaspora e Kosovës, por që ende nuk kanë arritur të familja e Armendit, shumë e kërkuar prej 200.000 euro është arritur. Andaj, lusim të gjithë nga ju, që të ndërpritni aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Armendin. Pasi të arrijnë, paratë që janë mbledhur, por nuk janë dorzuar, do të dalim me një njoftim të saktë të shumës së mbledhur.
Sqarim: për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të Armendit, deri në fund të javës, do të marrim një njoftim zyrtar nga spitali ku po qëndron Armendi, se, a do të vazhdoj kurimi aty, apo do t’duhet të transferohet diku tjetër.
Ju falenderojmë pafundësisht, secilin nga ju, që u humanizuat me ne dhe bëtë çdo sakrificë për të grumbulluar këto para. Me respekt Familja e Armendit”.