Sveçla për rastin tragjik në Badoc: Policia me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve nxori veturën nga liqeni dhe trupat e pajetë

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmë në orët e vona në Gjilan, ku si pasojë e një aksidenti në liqenin e Badovcit, tre persona humbën tragjikisht jetën , raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ka qenë një aksident, duke shtuar se me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve është nxjerrur trupi i të ndjerëve.

Sipas tij, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar.

Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla./GazetaSinjali/

Next Post

Të Fundit

isim değiştirme

- mersin escort