Komuna e Prizrenit, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se pas shumë vitesh, në fshatin Medvec, ka përfunduar renovimi i plotësishëm i sallës sportive që do t’i shërbejë nxënësve dhe komunitetit në përgjithësi.
Ky projekt i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, eshtë një mundësi për të rinjtë dhe banorët e Medvecit për përfshirjen në aktivitete sporive, sociale dhe shëndetësore, thuhet tutje në njoftim./TVPrizreni/