Home LAJME Aksidentohet me motoçikletë një person në Prizren

Aksidentohet me motoçikletë një person në Prizren

0
Aksidentohet me motoçikletë një person në Prizren

Është aksidentuar me motoçikletë një person në Prizren, ku policia ka bërë të ditur se duke mos e përshtatur shpejtësinë, e ka goditur një automjet, duke kaluar jashtë rrugës dhe duke goditur një shtyllë të hekurt elektrike.

Policia ka njoftuar se i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, duke mos e përshtatur shpejtësinë, e godet një automjet pastaj kalon jashtë rrugës dhe godet një shtyllë të hekurt elektrike. I njëjti pëson lëndime të rënda trupore dhe dërgohet  për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here