Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë projekti për ndërtimin e zhveshtores dhe rrethojës në stadiumin e kësaj komune.
“Një lajm i mirë për futbolldashësit e komunës tonë. Javën e ardhshme fillon projekti i zhveshtorës dhe rrethojës. Fitues i tenderit është kompania “Metal Grup L” nga Prishtina.”, shkruan Xheladini./TVPrizreni/