Home LAJME Aksident mes një kamioni dhe një veture në autostradën Suharekë – Duhël, lëndohet një person

Aksident mes një kamioni dhe një veture në autostradën Suharekë – Duhël, lëndohet një person

0
Aksident mes një kamioni dhe një veture në autostradën Suharekë – Duhël, lëndohet një person

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën Suharekë – Duhël.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha për Telegrafin se një person është lënduar në aksident.

“Bazuar në informacionet e para ju informojmë se, rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Suharekë-Duhël (km i 39-të). Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai.

Kelani shtoi tutje se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.

Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në këto kushte atmosferike me të reshura./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here