Prokuroria Themelore në Prizren njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.
“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar, për veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër tre personave, për shkak të veprës penale “Fajdeja”.
Po ashtu, nga ky departament është parashtruar një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një personi, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Aktakuzat
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tri aktakuza kundër katër personave, për veprat penale si në vijim:
- Një aktakuzë kundër dy personave për veprën penale “Kanosja”,
- Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
- Një aktakuzë kundër një personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”.”, njofton Prokuroria në raportin 24-orësh të dërguar përmes një komunikate për media./TVPrizreni/