Dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që e kanë sulmuar fizikisht vikimën, të cilit më pastaj ia kanë drejtuar dhe armën. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë me një fishek. Ndërkaq të dyshuarit pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 28.09.2024 – 23:30.Me 02.10.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast njëri prej tyre edhe ia kishte drejtuar armën viktimës. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë me një fishek, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.