7 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes dy veturave, në fshatin Shirokë të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi, ka thënë se të lënduarit janë dërguar në emergjencë, ndërsa policia është duke e hetuar aksidentin.
“Është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në emergjencë, gjithsej 7 persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa policia është duke e hetuar aksidentin”, ka deklaruar ai./teve1.info/