Home LAJME Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit intervenohet në një rast të ndërlikuar, intervenimi përfundon me sukses

Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit intervenohet në një rast të ndërlikuar, intervenimi përfundon me sukses

0
Për herë të parë në Spitalin e Prizrenit intervenohet në një rast të ndërlikuar, intervenimi përfundon me sukses

Sot për herë të parë në Spitalin e Prizrenit është intervenuar tek një pacient në gjendje të ndërlikuar tek i cili është vendosur pacemakeri dhe në të njëjtën kohë i është bërë stentimi.

Intervenimi i llojit të tillë ka qenë për herë të parë në këtë spital, i cili është kryer nga ekipi i kardiologëve invazivë nga QKUK dhe kardiologëve të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.

Sipas Dr. Fazli Berisha, shef i kardiologjisë invazive, intervenimi i pari i këtij lloji, është kryer me sukses dhe pa komplikime.

Po ashtu njoftohet se pacienti është duke u trajtuar në Laboratorin e Kateterizimit dhe gjendja e përgjithshme e tij është stabile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here