Home LAJME Gjatë muajit tetor komuna e Prizrenit për qytetarët ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë

Gjatë muajit tetor komuna e Prizrenit për qytetarët ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë

0
Gjatë muajit tetor komuna e Prizrenit për qytetarët ofron falas shërbimin e ultrazërit dhe mamografisë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se gjatë muajit tetor shërbimi i ultrazërit dhe mamografisë për qytetarët do të ofrohet falas, me qëllim që të shtohet kujdesi ndaj shëndetit dhe parandalimi i sëmundjeve përkatëse.

Ky shërbim do të realizohet përmes Drejtorisë së Shëndetësisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë familjare (QKMF), ku vizita është falas dhe realizohet me anë të ultrazërit dhe mamografit.

Nga 1 tetori fillon fushata e vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ku përmes aktiviteteve të ndryshme synohet rritja e kujdesit me qëllim të diagnostifikimit të hershëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here