Home LAJME Filloi zbatimi i masave për efiçiencën e energjisë në Prizren

Filloi zbatimi i masave për efiçiencën e energjisë në Prizren

0
Filloi zbatimi i masave për efiçiencën e energjisë në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes disa pamjeve të ndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se për herë të parë në Prizren, filloi sot zbatimi i masave inovative për efiçiencën e energjisë, përmes instalimit të rrjetit të ri të ndriçimit publik me llamba inteligjente “SMART” në rrugën unazore të qytetit.

“Ky është një projekt i rëndësishëm i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që synon kursimin e energjisë dhe rregullimin automatik të ndriçimit, varësisht prej nevojave në terren. Sistemi aktual optimizon përdorimin e energjisë bazuar në kohën dhe intensitetin e dritës, si dhe ky projekt do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe fshatrave të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë rrugë me rëndësi për qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve.”, shkruan Totaj ndër të tjerash në njoftim./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here