Një 15-vjeçare dyshohet se është dhunuar në Suharekë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në polici është raportuar se e mitura 15-vjeçare është larguar nga shtëpia e saj më 26.09.2024 në ora 20:00 dhe nuk është kthyer në shtëpi deri të nesërmen me datë 27.09.2024 në ora 16:00.
Bytyqi ka deklaruar se nga viktima është kuptuar se gjatë natës ajo është shoqëruar me dy persona, një 20-vjeçar dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu viktima ka pranuar se me personin e parë, të dyshuarin e moshës 20 vjeç, ka pasur marrëdhënie imtime.
“Pasi që e mitura është nën 16 vjeç, bazuar në Kodin Penal të Kosovës një marrëdhënie e tillë konsiderohet dhunim, andaj me urdhër të prokurorit është inicuar vepra penale “Dhunimi”” – ka potencuar Bytyqi për KALLXO.com më 28.09.2024.
I dyshuari i parë, i moshës 20-vjeç, është ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë, i moshës 16-vjeç, është ende në kërkim.