Home LAJME Kurti takoi kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Kurti takoi kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve

0
Kurti takoi kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua në Neë York me kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai.

Palët u takuan në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku bëhet e ditur se diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore dhe edukim, dhe për politikat e dy vendeve në përballje me ndryshimet klimatike.

Sipas njoftimit, kryeministri trajtoi dhe avancimin e shtetit tonë në tri vitet e fundit, politikat e ndërmarra në sektorë kyçë dhe perspektivën për të ardhmen. Ai nënvizoi sundimin e ligjit, sigurinë, luftimin e korrupsionit dhe iniciativat në fushën e diplomacisë, e për të cilat shprehu gatishmërinë e Kosovës që të ndajë përvojat respektive përmes trajnimeve dhe akademive në vendin tonë, njofton tutje kryeministria.

“Duke shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për më shumë shkëmbime mes dy vendeve tona, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin e Vanuatu Charlot Salwai për takimin dhe bisedën.”, thuhet në fund të njoftimit./TVPrizreni/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here