Tre burra janë arrestuar në Malishevë, pasi që kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
“Malishevë 18.08.2024 – 23:50.Më 26.09.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një aheng familjar, kishin shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.