Home LAJME KFOR kryen patrullim të sinkronizuar me forcat serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi

KFOR kryen patrullim të sinkronizuar me forcat serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi

0
KFOR kryen patrullim të sinkronizuar me forcat serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi

Ushtarë polakë të KFOR-it kanë kryer një patrullim të sinkronizuar me forcat e armatosura serbe përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Vendi ku u krye ky patrullim ishte në zonën e komunës së Podujevës.

KFOR në njoftimin për media bëri të ditur se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i njoftoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Ushtarët polakë të KFOR-it gjatë patrullimit të sinkronizuar me forcat e armatosura serbe përgjatë dy anëve të kufirit – Foto: KFOR/Facebook

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here