Home LAJME Shtrëngim duarsh mes Osmanit dhe Bidenit, me liderët tjerë mori pjesë në samitin për Ukrainën

Shtrëngim duarsh mes Osmanit dhe Bidenit, me liderët tjerë mori pjesë në samitin për Ukrainën

0
Shtrëngim duarsh mes Osmanit dhe Bidenit, me liderët tjerë mori pjesë në samitin për Ukrainën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Amerikë këto ditë, me ftesë të Shtëpisë së Bardhë ka marrë pjesë në takimin me liderët e tjerë botërorë në Samitin e radhës për Ukrainën.

Në Facebook, ajo ka publikuar edhe disa fotografi me liderët botërorë, ndërsa shihet edhe një shtrëngim duarsh mes saj dhe presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here