Në gjendje të dehur, një person ka sulmuar një zyrtar policor në komunën e Suharekës.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës.
Sipas raportit policor, i dyshuari kishte kryer sulmin ndaj personit zyrtar derisa ky i fundit po merrej me një aksident trafiku.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar, teksa zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor.
“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.