Ka nisur seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, një vit më herët.
Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq janë paraqitur të mërkurën para trupit gjykues.
Në sallë janë të pranishëm edhe disa policë, që ishin me rreshterin Afrim Bunjaku në kohën kur ai u vra nga grupi sulmues.
Familjarët e Bunjakut e kanë dërguar përfaqësuesin e tyre, avokatin Arianit Koci.
Prokurori special, Naim Abazi, ka thënë se pjesa tjetër e grupit terrorist nuk ka mundur të kapet për t’u sjellë në gjykatë. Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, mund të bëhet gjykimi në mungesë.