Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka reaguar në lidhje me shpronësimin e pronës të ish-ndërmarrjes “Liria”, duke e theksuar që në mbledhjen e 182 të Qeverisë së Kosovës është miratuar inicimi i procedurës për fillimin e procedurave të shpronësimit të pronës në fjalë.
Nga kjo degë, përmes këtij reagimi i bëhet thirrje kryetarit Totaj që të vazhdojë bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës për realizimin e projekteve në të mirë të komunës dhe qytetarëve të Prizrenit.
Ky reagim erdhi pasi që dje komuna e Prizrenit ka njoftuar se pas përfundimit të të gjitha procedurave të shpronësimit në fillim të muajit tetor do të filloi rrënimi i objektit të ish – Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” në lagjen Bazhdarhane në Prizren.