Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përshëndetur qytetarët me pamje të fshatit Mazrek nga rajoni i Hasit. Ai ka thënë se ky fshat ofron një përvojë të mrekullueshme për vizitorët që dëshirojnë ta shijojnë natyrën dhe mikpritjen tradicionale të banorëve vendas.
“Përshëndetje nga fshati Mazrek i rajonit të Hasit!
Me një trashëgimi të pasur historike e kulturore dhe me pozitën e tij në natyrë të bukur, Mazreku është një lokacion që duhet vizituar.
Ky fshat ofron një përvojë të mrekullueshme për vizitorët që dëshirojnë ta shijojnë natyrën dhe mikpritjen tradicionale të banorëve vendas.
Ju dëshiroj një të diele të këndshme me këto pamje nga kjo pjesë e Komunës së Prizrenit!”, shkruan Totaj në Facebook./TVPrizreni/