Home LAJME Të shtënat me armë në ahengje, vetëm gjatë gushtit policia konfiskoi 71 armë dhe arrestoi 70 persona

Të shtënat me armë në ahengje, vetëm gjatë gushtit policia konfiskoi 71 armë dhe arrestoi 70 persona

0
Të shtënat me armë në ahengje, vetëm gjatë gushtit policia konfiskoi 71 armë dhe arrestoi 70 persona

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ahengje, vetëm gjatë muajit gusht, Policia e Kosovës ka konfiskuar 71 armë, 827 municione si edhe ka arrestuar 70 persona. Ndërkaq tre persona kanë pësuar lëndime.

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në njoftim po ashtu thuhet se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive, që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here