Home LAJME Selmanaj: Kurti qe katër vjet ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin e Kosovës

Selmanaj: Kurti qe katër vjet ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin e Kosovës

0
Selmanaj: Kurti qe katër vjet ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin e Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka komentuar marrëveshjen e ShBA-së me Serbinë për energjinë.

Duke i përmendur edhe marrëveshjet tjera të Serbisë me vendet e BE-së, ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kryeministri Kurti për këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin e Kosovës.

“Serbia sonte nënshkruan marrëveshje me SHBA-të për energjinë; Me Gjermaninë dhe BE-në nënshkruan marrëveshje për Litiumin; Me Francën nënshkruan marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve në vlerën prej 2.5 miliard euro.

E Kosova? Qe 451 ditë nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA. Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet!”, ka shkruar Selmanaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here