Home LAJME Zgjedhjet e 9 shkurtit, Zemaj: LDK e para, pastaj VV, PDK e koalicioni Nisma-AAK

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Zemaj: LDK e para, pastaj VV, PDK e koalicioni Nisma-AAK

0
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Zemaj: LDK e para, pastaj VV, PDK e koalicioni Nisma-AAK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, beson se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas LDK’së, thotë se renditet Lëvizja Vetëvendosje e pastaj Partia Demokratike e Kosovës.

“Nuk jam i interesuar me i pa të tjerët, jam shumë i interesuar me pa LDK’në të parën. Qysh është konsiderimi politik, është LDK, VV, PDK edhe ky koalicioni Nisma-AAK, nëse e kalojnë pragun”, ka deklaruar Zemaj në DPT te Fidani.

Lidhur me koalicionin Nisma-AAK, Zemaj ka ngritur dyshime nëse mund ta kalojnë pragun.

“Për besë, çka po dëgjoj kështu nëpër terren, duhet me luftu shumë partitë që janë kështu pak më të vogla për me kalu pragun”, ka deklaruar Zemaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here