Home LAJME I dyshuari që aksidentoi bashkëshortin e Shkurte Fejzës në Prizren dënohet me 6 muaj burgim me kusht

I dyshuari që aksidentoi bashkëshortin e Shkurte Fejzës në Prizren dënohet me 6 muaj burgim me kusht

0
I dyshuari që aksidentoi bashkëshortin e Shkurte Fejzës në Prizren dënohet me 6 muaj burgim me kusht

Gjykata e Prizrenit më datë 16.09.2024 ka shpallur fajtor të pandehurin Enis Tamnik, i akuzuar se ka goditur me veturë Hajrush Behlulin, bashkëshortin e këngëtares Shkurte Fejza.

Tamnik është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në periudhë verifikimi prej 1 viti.

Duhet potencuar se i pandehuri në fjalë e ka pranuar fajësinë.

Kurse, nga mbrojtësi i të pandehurit Enis Tamnik, avokati Blend Gjini është theksuar se ata nga fillimi kanë argumentuar nëpërmjet fakteve se çështja si kjo ishte vetëm një pakujdesi në komunikacion e të mbrojturit Enis Tamnik dhe që asgjë nuk ka qenë e qëllimshme apo ndonjë skenar i parapërgatitur, ndryshe nga propagandat dhe dezinformatat në publik, të cilët kësaj çështjeje kanë dashur të i japin kuptim dhe konotacion tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here