Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Gjermanisë për Evropë dhe Klimë., Anna Luhrmannin. Osmani në takim ndër të tjera ka biseduar për rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës. E po ashtu edhe për Procesin e Berlinit, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
“Në takim u diskutua për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë. Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat padrejtësisht po prekin më së shumti qytetarët e vendit. Po ashtu, në takim u diskutua edhe për Procesin e Berlinit, me ç’rast Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces. Presidentja Osmani, në prag të lansimit zyrtar të Qendrës Rajonale për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka shprehur rendësin e rritjes së partneritetit me Gjermaninë për iniciativa të përbashkëta të cilat kanë për qëllim avancimin tutje të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet në njoftimin e Presidencës./KOHA/