Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ka vizituar ShFMU “Mushnikova” në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku është pritur nga drejtori i shkollës, Sedat Bajrami, njofton ky i fundit. Drejtori, Bajrami, ka falënderuar ambasadorin dhe institucionet e tjera turke që veprojnë në komunën e Prizrenit për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj nxënësve dhe çështjeve të arsimit.
“Sot patëm kënaqësi ta mirëpresim në shkollën tonë Ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı. Në emër të shkollës dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht për vizitën tuaj të veçantë në shkollën tonë. Angazhimi dhe mbështetja juaj për këtë shkollë, përshirë këtu institutin “Yunus Emre” në Prizren, kolegjin MAARIF, KFOR-in turk, Konsulatën e Republikës së Turqisë, Nënsekretariatin e Arsimit të Republikës së Turqisë në Kosovë si dhe Dr. Taner Güçlütürk, ndaj çështjeve të arsimit dhe interesimit tuaj për nxënësit e kësaj shkolle janë të admirueshme për ne dhe na japin shpresë për të ardhmen. Shpresojmë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë dhe të kemi mundësi të mirëpresim sërish vizita të tilla në të ardhmen. Ju falënderojmë nga zemra në emër shkollës dhe kolektivit tonë për kohën dhe mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Bajrami./TVPrizreni/