Mbi vendin sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 15 gradë Celsius raporton RTKlive.
Gjatë ditës të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. Sasitë e reshjeve në disa zona do të jenë të larta në intervale të shkurta kohe.