- Reklama -

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera shënojnë rënie

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera kanë shënuar një rënie, një ditë pas debatit të parë të kandidatëve presidencial të SHBA-së, të cilët nuk arritën të nxisin asnjë entuziazëm mes entuziastëve të kriptomonedhave.

Ditë më parë, kandidati republikan, ish-presidenti Donald Trump, u përball me kandidaten demokrate, zv/presidenten Kamala Harris, në debatin e tyre të parë presidencial, por ata nuk dhanë zotime të reja dhe as mbështetje për politikat e kriptove.

- Reklama -

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, po tregtohej pak mbi 57 mijë dollarë mëngjesin e ditës së debatit para se të arrijë deri në 56.200 dollarë pas debatit.

Ethereum, ‘altcoin’-i më i madh në botë, ishte në 2.340 dollarë në të njëjtën kohë, para se të bjerë në 2.310 dollarë gjatë ditës.

Vlera e tregut të kriptomonedhave ishte 2 trilionë dollarë me një humbje ditore prej 0,1 për qind. Pjesa e Bitcoin, e cila njihet se dominon, ishte në 56,1 për qind, ndërsa Ethereum në 14 për qind.

Më 29 korrik, Bitcoin arriti në 69.992 dollarë, dy ditë pasi Donald Trump paraqiti planin e tij që vendi i tij të jetë “kryeqyteti i kriptomonedhave të planetit dhe superfuqia e Bitcoin-it në botë”.

Megjithatë, kriptomonedhat shënuan një rënie të madhe duke filluar nga 1 gushti, kur frika e recesionit çoi tregjet globale në një rënie të lirë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort