KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se aktivitetet javore të ekipeve të inspektoriatit për identifikimin e lidhjeve ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm janë duke vazhduar.
Në njoftim bëhet e ditur se janë identifikuar 25 lidhje ilegale në komunën e Prizrenit:
- 10 në fshatin Kabash,
- 5 në fshain Kushnin,
- 8 në Prizren,
- 1 në lagjen “Arbanë” dhe
- 1 në fshatin Malishevë – njofton KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren./TVPrizreni/