Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar në rastin ndaj ish-prokurorit Metush Biraj që akuzohet për marrje ryshfeti, e ndaj Shkodran Pulajt dhe Naim Osmanit që akuzohen për dhënie ryshfeti.
Seanca është shtyrë për datën 4 tetor, pasi u konstatua se Prokuroria Speciale s’i ka pajisur mbrojtësit e të akuzuarve me të gjitha provat.
Ndaj ish-prokurorit ishte ngritur aktakuzë, me dyshimin se kishte pranuar ofertën prej 20.000 eurove nga të akuzuarit për drogë./KOHA/