Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 23-vjetorin e sulmeve tragjike të 11 shtatorit, tha se tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist.
Në një postim në Facebook, e para e vendit tutje tha se në këtë ditë, Kosova qëndron përkrah popullit amerikan, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë.