Home LAJME Arrestohet politikani serb Arsenijeviq, fishkëllente kundër vizitës së Kurtit

Arrestohet politikani serb Arsenijeviq, fishkëllente kundër vizitës së Kurtit

0
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq, fishkëllente kundër vizitës së Kurtit

Udhëheqësi i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar të martën në veri. Siç ka thënë Petrit Fejza nga Policia e Kosovës në veri, Arsenijeviqi dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Mësohet se Arsenijeviq ka protestuar kundër vizitës së kryeministrit Albin Kurti. Gjatë kësaj kohe, Kurti po qëndronte në një restorant në fillim të sheshit në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi.

Siç ka shkruar mediumi lokal “kossev”, në qendër të qytetit ka forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Më herët gjatë ditës, Kurti dhe dy ministrat vunë gurin e themelit të stacionit policor në Leposaviq./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here