Inspektorati i komunës së Prishtinës e ka gjobitur sërish Partinë Demokratike të Kosovës për shkelje të ligjit kundër pandemisë gjatë fushatës.
Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar në Facebook se PDK-ja është gjobitur me 2000 euro.
“Askush mbi ligjin”, ka shkruar ai.
Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetësisë Publike po vazhdon të bëjë thirrje se tubimet e fushatës duhet ndaluar rreptësisht tash kur në vend është përhapur edhe një variant i ri i koronavirusit.