Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë janë shtrenjtuar edhe gjatë muajit gusht të këtij viti.
Agjencia e Statistikave ka treguar se dallimi në çmime është me i lartë për 1.4 për qind krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet”.
Po ashtu edhe indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%) dhe buka dhe drithërat (0,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK”.
Në këtë raport, ASK ka dhënë shifra të sakta të disa produkteve që janë shtrenjtuar.
“Buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%)”.
Shtrenjtim ka pasur edhe tek rrobat, pijet dhe biletat.