Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, morën pjesë në ceremoninë e lansimit të raportit financiar, pjesë e projektit “Fuqizimi i Veprimit Lokal për Klimën” që komuna ka me UNDP-në.
Përveq prezantimit, bëhet e ditur se u diskutua për krijimin e mundësive për investime, për forcimin e veprimeve lokale për klimën dhe mekanizmave të financimit që përfshijnë adresimin e boshllëqeve kyçe në financim, teknologji dhe qeverisje në nivel lokal.
“Pjesëmarrja e kryetarit tregon angazhimin institucional për të promovuar veprime të gjelbra dhe qëndrueshmëri mjedisore në komunitetet tona.”, thuhet në fund të njoftimit të komunës./TVPrizreni/