Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija, janë larguar nga grumbullimi i Kosovës. Sipas tyre, kjo ka ndodhur për shkak të thyerjes së rregullave.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.