- Reklama -

Gërvalla për Urën e Ibrit: Vetëm e hapur shndërrohet në simbol të pajtimit dhe bashkimit

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Ura e Ibrit vetëm e hapur shndërrohet në simbol të pajtimit dhe bashkimit, gjatë konferencës për shtyp të enjten në Prishtinë me homologen nga Finlanda, Elina Valtonen.

Sipas Gërvallës, mbyllja e Urës së Ibrit ka simbolizuar ndarje e përçarje.

- Reklama -

“Kemi diskutuar edhe për situatën në veri dhe situatën në urën kryesore të Mitrovicës. Kjo urë, e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vite, duhet të hapet. Vetëm kështu ajo shndërrohet në simbol të pajtimit dhe bashkimit. Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit, duke garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë etnike”, ka thënë ajo.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar para disa muajve për planet për ta hapur Urën e Ibrit. Ndërkombëtarët kanë bërë të ditur se nuk e mbështesin një gjë të tillë.
Ura e Ibrit, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Forcat e KFOR-it, përkatësisht karabinierët italianë qëndrojnë në vazhdimësi mbi urë. Që nga 31 gushti, forcat e KFOR-it kanë nisur “trajnime periodike” mbi urë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort