“Punimet për ndërtimin e Sallës Multifunksionale Sportive në Prizren janë duke vazhduar me intensitet të lartë”, kështu ka bërë të ditur komuna e Prizrenit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Po ashtu theksohet se ky objekt do të ndikoj në zhvillimin e shumë sporteve si volejbolli, hendbolli, gjimnastika, mundja, boksi, pingpongu, xhudo, skermë, peshëngritje, karate e të tjera.