Sot në vend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.
- Reklama -
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 dhe 31gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.
- Reklama -