Policia ka njoftuar se është arrestuar dhe ekstraduar i dyshuari për vrasjen e rëndë që kishte kryer para 11 vitesh në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, me datë 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren ka ndodhur një “vrasje e rëndë”. Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe. Pas veprimeve operative hetimore janë identifikuar kryesit e veprës, njofton policia.
“Dy të dyshuarit vllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati. Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arritur që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe. Në bashkëpunim me policinë e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arritur që të arrestohet dhe të ekstradohet i dyshimti. Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshuari është mbrojtur në heshtje. Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar I dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori.”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./TVPrizreni/