Home LAJME Osmani takon presidentin çek, temë angazhimi për paqe dhe siguri

Osmani takon presidentin çek, temë angazhimi për paqe dhe siguri

0
Osmani takon presidentin çek, temë angazhimi për paqe dhe siguri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Osmani, në një njoftim në Facebook, bëri të ditur se për parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, ka realizuar një takim bilateral në nivel presidentësh.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh. Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook./RTK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here