Komuna e Prizrenit ka njoftuar se përmes grupit punues për hartimin e Projekt-Rregullores për Dhënien e Dekoratave nga komuna e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Udhëzimet Administrative (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna, lëshon këtë njoftim publik:
Njoftimi i plotë:
“Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për Dhënien e Dekoratave nga Komuna e Prizrenit. Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 27.08.2024 deri më 13.09.2024, ndërsa, konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 06.09.2024 në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 11:00. Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 13.09.2024 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: [email protected] dhe [email protected].”, njofton komuna e Prizrenit./TVPrizreni/
Për më shumë detaje për rregulloren, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Ueb faqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
https://kk.rks-gov.net/…/planet-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren
Më poshtë e gjeni njoftimin në katër gjuhët zyrtare: