Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka folur për projektin e rrugës Prizren-Tetovë.
Në një konferencë për media sot, ai ka theksuar se beson se me përfundimin e pushimit të Kuvendi të Maqedonisë së Veriut do të bëhet ratifikimi i marrëveshjes në fjalë.
“Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend”.
“Zëvendësministrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Kosovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderimit të projektimit të tunelit”, ka thënë Bilalli.
Ai ka pohuar se për këtë projekt duhet të bëhet një buxhet serioz, dhe se një pjesë do të ndahet edhe nga Komuna e Tetovës. /Klankosova.tv